Covid gjatë gushtit, vijon të infektojë e shkaktojë fatalitete, pritet një vjeshtë jo e qetë

Publikuar më: 16/8/2022, ora 16:38

Covid gjatë gushtit, vijon të infektojë e shkaktojë fatalitete, pritet një vjeshtë jo e qetë

Publikuar më: 16/8/2022, ora 16:38

Ndonëse më pas se një muaj më parë, Covid-19 vijon të infektojë e madje çojë drejt vdekjes. Në gjysmën e parë të gushtit, ndonëse me shifra të luhatura, në vend janë regjistruar gati 10 mijë raste të reja infektimesh nga koronavirusi.

Infektimet në 2 javët e para të këtij muaji janë 3-fish më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë e 5-fish më shumë se në 2020-n, vit  i cili shënjoi rastet e para me Covid në vend.

Vdekshmëria si pasojë e infektimeve, kryesisht te grup-mosha mbi 65 vjeç ka pasur rritje krahasuar me gjysmën e parë të gushtit të vitit të shkuar, por mbetet më e ulët se në 2020-n.

E vetmja e dhënë pozitive e shënuar në këto dy javë të para është rënia e ndjeshme e numrit të të shtruarve në spital, krahasuar si me gushtin e 2021-shit, ashtu edhe me të njëjtin muaj të dy viteve më parë.

Vaksinimi, cilësuar si arma kryesore ndaj pandemisë duket sikur ka mbetur në vendnumëro. Shifrat, ndonëse muajt kalojnë janë thuajse të pandryshuara. 

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani janë vaksinuar me doza të para 47.5 për qind e popullatës rezidente në vend, me të dyta më pak se 45 për qind dhe me të treta gati 13 për qind.

E teksa gushtit po i vjen fundit, mjekët në vend dhe ata ndërkombëtarë, bashkë me Organizatën botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar për një vjeshtë jo të qetë e dimër që mund të rikthejë shifrat e larta të infektimeve e fataliteteve si pasojë e Covid-19.