Dita e dytë e vizitës në Kosovë, Begaj takon liderët e partive politike, KFOR dhe forcat e armatosura

Publikuar më: 16/8/2022, ora 10:10

Dita e dytë e vizitës në Kosovë, Begaj takon liderët e partive politike, KFOR dhe forcat e armatosura

Publikuar më: 16/8/2022, ora 10:10

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare, presidenti shqiptar Bajram Begaj vijon takimet e tij institucionale në vendin simotër.

Sipas raportimeve të A2 Cnn, kanë nisur takimet e para të ditës së sotme, që do të mbyllet sipas parashikimeve në Prizren.  

Presidenti po takon liderin e PDK-së Memli Krasniqi, më pas pritet një takim me kreun e LDK Lumir Abdixhiku, dhe atë të AAK-së, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, por edhe një takim të shkurtër me partinë e pakicave.

Presidenti Begaj, ish-shef i shtabit të ushtrisë shqiptare, do të takojë edhe komandantin e forcave të KFOR si dhe forcat shqiptare në Pejë, që shërbejnë pikërisht nën KFOR.

Ditën e djeshme, Presidenti takoi institucionet më të larta të Prishtinës zyrtare, duke filluar nga presidentja Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja Osmani gjatë takimit kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të rrokin armët njëkohësisht në rast të cenimit të sigurisë së njërit shtet duke treguar se rreziku vjen nga Veriu.