Eksperti i arsimit: Familjet shqiptare, 500 mln euro në vit për shkollimin e fëmijëve jashtë, 95% nuk duan të kthehen

Publikuar më: 16/8/2022, ora 14:21

Eksperti i arsimit: Familjet shqiptare, 500 mln euro në vit për shkollimin e fëmijëve jashtë, 95% nuk duan të kthehen

Publikuar më: 16/8/2022, ora 14:21

Eksperti i arsimit, Bardhyl Musai, thotë se largimi i maturantëve jashtë shtetit ka pasoja të mëdha për Shqipërinë. Për këtë vit, vetëm 21 mijë maturantë kanë aplikuar për në universitetet shqiptare, 2 mijë më parë nga një vit më parë, 4 mijë më pak nga viti 2020.

Sipas tij, janë disa faktorë që kanë ndikuar në këtë ulje të numrit. “Në këto 10 vite kanë shkuar më shumë se 500 mijë vetë në emigracion. Vetëm vitin e kaluar kemi pasur 42 mijë njerëz që kanë shkuar në emigracion, dhe këtu kuptohet, futen edhe maturantët me familjet e tyre”, tha Musai, i ftuar në Ditarin e drekës në A2 CNN.

Por, për të, efektet negative janë goxha të mëdha edhe në ekonomi, dhe në të ardhmen e vendit. “Familjet, për shkollim e këtyre fëmijëve jashtë, shpenzojnë në vit rreth 500 milionë euro. Që është 1/8-ta e buxhetit të shtetit. Pra kjo shkakton një varfëri ekonomike, sepse këto para mund të investohen në Shqipëri, por shkojnë jashtë. Nga ana tjetër, kemi një varfërim intelektual, sepse 95% e tyre nuk duan të kthehen në Shqipëri”, tha ai.