Europiani i peshëngritjes për të rinj, tjetër sukses për Shqipërinë, Kofsha fiton 3 medalje ari

Publikuar më: 16/8/2022, ora 10:33
MB PESHENGRITJA KOFSHA TRI MEDALJE frame 323 1280x720

Europiani i peshëngritjes për të rinj, tjetër sukses për Shqipërinë, Kofsha fiton 3 medalje ari

Publikuar më: 16/8/2022, ora 10:33

Shqipëria vijon me sukseset e peshëngritjes në arenën ndërkombëtare. Ertjan Kofsha ka surprizuar  me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes, pasi fitoi tri medalje ari.

Kofsha garoi në peshën  89 kg dhe regjistroi një rezultate të shkëlqyer. Fillimisht ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes dhe 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Një sukses më se i merituar për talentin e ri që konsiderohet si e ardhmja e peshëngritjes kuqezi.