Fillojnë “larjet e hesapeve” në Kiev, Zelensky shkarkon krerët e shërbimeve sekrete

Publikuar më: 16/8/2022, ora 09:00
zelenskyyy 1280x720

Fillojnë “larjet e hesapeve” në Kiev, Zelensky shkarkon krerët e shërbimeve sekrete

Publikuar më: 16/8/2022, ora 09:00

Ukraina duket sikur po forcon dita ditës pozicionin e saj mbrojtës në përballjen në terren me Rusinë, dhe falë armatimeve moderne të Perëndimit, veçanërisht raketave HIMARS, ka faktikisht bllokuar avancimin e Moskës.

Kjo situatë qetësie relative në front ka krijuar gjithsesi premisat për një seri “larje hesapesh” në Kiev.

Muajin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenky firmosi shkarkimin e bujshëm të dy zyrtarëve të lartë dhe strategjikë, deri atëherë të cilësuar si besnikët e tij. Bëhet fjalë për prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete (Sbu) Ivan Bakanov, të akuzuar për një kontroll të pamjaftueshëm të institucioneve që drejtonin, ku sipas presidencës po vepronin dhjetëra, ndoshta qindra “tradhtarë” që sipas akuzës ndihmonin planet e Moskës.

Ish-kreu i shërbimeve sekrete ukrainase (Sbu) Ivan Bakanov, i shkarkuar nga presidenti Zelensky

Por spastrimet në administratë duket se janë vetëm në fillim. Zelensky ka shkarkuar ditën e djeshme krerët e shërbimeve sekrete në zona strategjike si vetë kryeqyteti, në rastin e Serhiy Zayats dhe Ternopil në rastin e Yuriy Boreichuk.

Para vitit 2014, shërbimet sekrete kontrolloheshin de facto nga zyrtarë prorusë, dhe pjesë e madhe e tyre pas ndryshimit pro perëndimor të ekzekutivit janë larguar me dashje ose forcërisht, në disa raste duke shtuar radhët e drejtueseve rebelë në republikat e Luhanskut dhe Donjeskut, si në rastin e Olga Kachura,  deri në vitin 2011 ishte një oficere e lartë e policisë së Kievit, dhe që kur u vra këtë muaj në Donbas nga një sulm ukrainas po drejtonte një divizion të artilerisë raketore ruse.

Kievi ka frikë se disa nga këto elementë veprojnë ende të fshehur në administratën ukrainase, duke i dhënë një “armë” të frikshme Moskës.