Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Heroi i rezistencës në Kiev, nuk ruan dot martesën, Klitschko ndahet nga bashkëshortja

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 20:51 | Bota

Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i kthyer në muajt e fundit në heroin e rezistencës në kryeqytetin e Ukrainas, konfirmon se ka vendosur t’i japë fund martesës së tij me ish-modelen Natali.

Ish-kampioni i botës në boks dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh jetonin në vende të ndryshme, por Klitschko insiston se ka marrëdhënie shumë të mira me të, duke shtuar se tashmë ka bërë dhe kërkesën zyrtare për divorc.

Çifti kanë së bashku tre fëmijë, Yegor-Daniel, 22-vjeç, Elizabeth-Victoria 19-vjeç dhe Max 16-vjeç.

The Sun raporton se marrëdhënia e mirë e dyshes konfirmohet dhe me faktin që Klitschko i shkruan çdo mëngjes Natalisë për ti thënë se është mirë dhe nuk i ka ndodh asgjë.

Ndërkohë që Natalia, e cila jeton në Gjermani, gjatë muajve të fundit, ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë