La Liga, Atletico mund Getafen dhe siguron fitoren e parë

Publikuar më: 16/8/2022, ora 09:10
f16d9479 3069 44cc ab62 ce86021e0098 alta libre aspect ratio default 0

La Liga, Atletico mund Getafen dhe siguron fitoren e parë

Publikuar më: 16/8/2022, ora 09:10

Atletico Madrid e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, pasi mposhti 3-0 Getafen në transfertë. Një ndeshje pa histori në fakt, pasi skuadra nga Madridi dominoi për 90 minuta duke tundur 3 herë rrjetën kundërshtare.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e 15-të me Alvaro Moratën që pas një aksioni të bukur kaloi skuadrën në avantazh.

Edhe në fraksionin e dytë, miqtë ishin dukshëm më mirë dhe tentuan disa herë dhe për golin e dytë. Ishte sërish Alvaro Morata që dyfishoi shifrat dhe i dha siguri teknikut Simeone.

Në fund për të vulosur gjithçka mendoi Griezmann që goditi bukur jashtë zone dhe mposhti portierin kundërshtar. Edhe pas golit të tretë, Atletico provoi disa herë për të shënuar dhe më shumë por kaq mjaftoi që skuadra e Diego Simeones të siguronte 3 pikët e para këtë sezon dhe të bindte si në lojë ashtu dhe në finalizime. Takimin e radhës madrilenët e kanë këtë të dielë ndaj Villareal.