Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lihet në “arrest shtëpie” gjyqtarja e Elbasanit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 13:41 | Kronikë
Lihet në “arrest shtëpie” gjyqtarja e Elbasanit

Zamira Vyshka, gjyqtarja e Elbasanit e akuzuar për “korrupsion” u largua të martën nga godina e Gjykatë së Posaçme e Apelit e shoqëruar nga oficerët e policisë. Kjo pasi Apeli vendosi ta lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhënë ndaj saj nga Shkalla e Parë.

Gjyqtarja e akuzuar e komentoi vetëm me fjalën “i padrejtë” vendimin e gjykatës. Në të njëjtin vendim, Apeli la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për avokatin Ilir Pashaj, Taulant Ramollarin e Xhulio Musën dhe në “arrest shtëpie” të pestin e dosjes, Andrea Tirana.

https://a2news.com/2022/07/22/moren-ryshfet-per-te-favorizuar-nje-te-arrestuar-nen-akuze-gjyqtarja-dhe-avokati-i-elbasanit/

Burime brenda seancës, bënë me dije se gjyqtarja Vyshka mohoi akuzën dhe e konsideroi hetimin ndaj saj si të montuar. “Gjithçka është e stisur nga individë që duan të dëmtojnë personin tim. Unë kam zbatuar vetëm ligjin”, mësohet të jetë shprehur Vyshka.

Edhe të dyshuarit e tjerë të dosjes kanë mohuar akuzat, duke e pretenduar mungese provash, hetim te manget dhe tendencioz. Sinkron Alban Qafa SPAK ka ngritur dyshime se gjyqtarja Zamira Vyshka është përfshirë në një aferë korruptive për lehtësimin e dënimit të Xhulio Musës, të akuzuar për “plagosje”. Sipas SPAK, familjarët e tij, në bashkëpunim me avokatin Ilir Pashaj, ish-gjyqtar i kanë ofruar gjyqtares një shumë prej 5 mijë euro me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani