Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Një vajzë shqiptare në Shqipëri”, Dua Lipa shijon pushimet e merituara

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 12:29 | Showbiz

Siç e ka bërë traditë tashmë prej disa vitesh, Dua Lipa po kalon disa ditë pushimi në Shqipëri, në jug të vendit. Ajo dokumenton rregullisht jetën e saj në rrjetet sociale dhe duket se po ia kalon shumë mirë në Shqipëri, me familjen dhe shoqërinë.

“Një vajzë shqiptare në Shqipëri”, shkruan Lipa në postimin e fundit në Instagram. Këngëtarja do të marrë pjesë javën e ardhshme në Sunny Hill Festival, që këtë vit u nda mes Prishtinës dhe Tiranës.

Pas një sezoni të suksesshëm me 74 koncerte në vende të ndryshme të botës, ku mori edhe një propozim për martesë, ylli i muzikës ka njoftuar se do të vijojë turin në shtator, në Amerikën e Jugut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani