Para dhe pas Photoshop-it, VIP-at tashmë në telashe

Publikuar më: 16/8/2022, ora 22:25

Para dhe pas Photoshop-it, VIP-at tashmë në telashe

Publikuar më: 16/8/2022, ora 22:25

Në Instagram apo në rrjetet e tjera sociale, shumica prej nesh është e ekspozuar të përballet rregullisht me foto të rregulluara në Photoshop.

Mes rritjes së përdorimit të këtyre aplikacioneve, deputetët britanikë në Komisionin e Shëndetit dhe Kujdesit Social publikuan një raport dhe i bënë thirrje qeverisë që të bëjë të detyrueshme për rrjetet sociale që të tregojë fotot në të cilat është përdorur Photoshop, në mënyrë që të ndihmojë përdoruesit e rrjeteve sociale të dinë nëse imazhet që ata shohin janë apo jo të vërteta.

Pas kësaj kërkese të një grupi të deputetëve britanikë, Daily Mail, me ndihmën e Stephen Davies, një fotograf dhe editues profesionist fotosh, i cili ka rregulluar fotot e personazheve të famshëm prej vitesh, zbuloi sesa realiste mund të duken ndryshimet e bëra me këto programe.

Për këtë, ata përdorën disa foto të personazheve të famshëm si David Beckham, George Clooney dhe Jennifer Aniston.