Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Play off të Conference League, Shkupi pret Ballkanin, Iljazi: Emocione të veçanta, por kualifikohemi!

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 12:24 | Futboll

Një derbi shqiptar është Play Off-in e Conference League. Shkupi përballet këtë të enjte me Ballkanin në takimin e parë në arenën europiane.

Për herë të parë në histori do të kemi një skuadër me origjinë shqiptare në grupet e Conference League, kjo për shkak se cili ekip të kualifikohet do të flitet shqip.

Një nga shqiptarët e Shkupit, portjeri Artan Iljazi tregoi për A2 CNN, se si po përjetohet kjo sfidë nga shkupianët, ndërsa theksoi se emocionet janë të mëdha.

Sipas tij, sfida me rivalët nga Kosova “është një ndeshje që vlen shumë për tifozët, se jemi një hap para historisë. Nuk mendonin se do të kishim derbi me Ballkanin, mendoj se shanset janë 50 dhe 50”. Iljazi theksoi se skuadra po përgatitet mirë dhe janë gati për duelin europian.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht, atmosfera është e mirë. Humbëm një rast të artë kundër Shamrok, por tani jemi të përqendruar në Conference”, shton portieri i Shkupit.  

Në fund Iljazi me humor tregoi se cila skuadër kualifikohet. “Padyshim Shkupi”, buzëqesh në intervistën me A2 CNN.  Shkupi - Ballkani do të luhet këtë të enjte në orën  21:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë