Policia arreston të riun në mes të Vlorës, e dashura e tij përplaset me efektivët

Publikuar më: 16/8/2022, ora 21:13

Policia arreston të riun në mes të Vlorës, e dashura e tij përplaset me efektivët

Publikuar më: 16/8/2022, ora 21:13

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin bregdetar të Vlorës.

Policia ndaloi një makinë në rrugën kryesore të qytetit dhe arrestoi drejtuesin e saj, por hasi në rezistencën e fortë të të dashurës së djalit, e cila u përball me efektivët dhe kërkoi lirimin e tij.

Videoja është filmuar nga kalimtarët ndërkohë që është ende e paqartë arsyeja e arrestimit të të riut.