Rama: 50% më shumë amerikanë vizituan Shqipërinë këtë vit

Publikuar më: 16/8/2022, ora 13:34
komani rama 0001 frame 867 1280x720

Rama: 50% më shumë amerikanë vizituan Shqipërinë këtë vit

Publikuar më: 16/8/2022, ora 13:34

Shqipëria ka shënuar rritje të ndjeshme të turistëve të huaj në krahasim me vitin e kaluar, sipas kryeministrit Rama. Duke krahasuar shifrat, kreu i qeverisë deklaron në Facebook, se numri i turistëve amerikanë është dyfishuar gjatë 2022-t, e po ashtu numri i turistëve kanadezë.

“76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë. E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur  13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet”, shkruan Rama në Facebook.

Më herët, Rama ka publikuar shifrat dhe për turistët gjermanë, e francezë, ku sipas tij numri i tyre është dyfishuar këtë sezon.

Përveç turizmit në bregdet, turistët e huaj preferojnë dhe atë alternativ, duke shtuar si destinacione të preferuara, Komanin dhe Lumin e Shalës.