Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusia prezanton robotin që mban granatahedhës

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 20:23 | Teknologji

Në një panair të armëve, Rusia ka prezantuar së fundmi një robot të armatosur me një granatahedhës, i projektuar për të shkatërruar mjete të rënda të ushtrisë kundërshtare.

Megjithatë, Daily Mail shkruan se nëse do të bëhen kërkime të thjeshta për këtë robot, atëherë zbulohet se arma e re e Rusisë në fakt është një prodhim kinez dhe gjendet lehtë në internet për 2500 paund dhe mund të shërbejë për të ndihmuar në “punët e shtëpisë”.

Më tej, media angleze shkruan se robotit është mbështjellë me një rrobë të zezë për të mos u vënë re nga shikues, por ai është i llojit 'Go1' Yushu Technology Dog, i prodhuar nga kompania Unitree.

A2 CNN Livestream

Dita jonë