Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zhbllokimi i eksporteve të grurit, çmimi i bukës nuk do të ulet, por frenohet rritja e mëtejshme

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 13:55 | Ekonomi

Me gjithë zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina, konsumatorët do të vijojnë të paguajnë shtrenjtë për bukën. Aktualisht çmimi për një ton në bursë ka arritur në 300 deri në 350 euro toni nga 400 apo 450 në muajt e parë të luftës. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë nga ajo prej 200 apo 250 euro që ishte para luftës në Ukrainë.

“Ne nuk kemi mundësi të shkojmë të çmimet e mëparshme të miellit. Gjendja në Ukrainë është se ekzistojnë rreth 20 milionë ton i pa shitur nga vjet dhe rreth 40 milionë ton nga viti i tanishëm. Ky grurë do të qetësojë disi tregun e drithërave”, thotë eksperti Theodor Kristuli, nga Unioni Agroushqimor.  

Megjithatë, përfaqësues nga grupe të interesit vlerësojnë që zhbllokimi i eksporteve do të frenojë rritjen e mëtejshme të çmimit të grurit e miellit.]

https://a2news.com/2022/07/06/kriza-globale-e-grurit-krifca-nuk-kemi-varesi-totale-nga-ukraina-po-kerkojme-tregje-te-tjera/

Për të pasur çmime më të ulëta për bukën duhet mbështetur edhe më tej prodhimi vendas me të mbjellat e kësaj vjeshte thonë përfaqësues të fushës.

https://a2news.com/2022/07/30/keshilli-i-sigurimit-e-quan-historike-marreveshjen-per-grurin-rusi-ukraine/

Për shkak të mungesës së prodhimit vendas, Shqipëria importon pjesën dërrmuese të drithit të nevojshëm, kryesisht nga Rusia, Serbia e Ukraina.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu