Ballkani i Hapur, Meta: Serbia, vend grabitqar. Të jemi partnerë, jo vasalë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 12:41
meta serbia 1280x720

Ballkani i Hapur, Meta: Serbia, vend grabitqar. Të jemi partnerë, jo vasalë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 12:41

Ilir Meta e quajti Serbinë një vend grabitqar dhe u shpreh kategorikisht kundër përfshirjes së Shqipërisë në Ballkanin e Hapur.

“Reagimi im ka qenë pak më i përmbajtur në të kaluarën, për shkak të detyrës si President.

E dini shumë se cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi (Gjukanoviç) i cili e njeh më mirë se kushd tjetër fqinjin e tij verior dhe grabitqar të pandryshueshëm, për fat të keq. Edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shprehur rezerva”, tha Meta në një konferencë për mediat.

“Të gjithë e dimë që kjo është një nismë që synon të minojë perspektivën e qartë europiane të rajonit tonë. Procesi i Berlinit është tepër serioz, i cili garanton të gjitha synime gjoja të mira që garanton Ballkani i Hapur. Pa dyshim që duhet të forcojmë marrëdhëniet, por gjithmonë mbi baza partneriteti, jo vasaliteti”.