Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bankat shtrenjtojnë kreditë dhe shtrëngojnë kushtet për biznesin

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 14:06 | Ekonomi
Bankat shtrenjtojnë kreditë dhe shtrëngojnë kushtet për

Bankat po tregohen të kujdesshme për t’u dhënë kredi bizneseve. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë gjeti se pasiguritë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë, si pasojë e saj, kanë bërë që institucionet financiare të shtrenjtojnë kushtet për të dhënë hua.

“Shtimi i pasigurive dhe shqetësimet mbi dobësimin e mundshëm të aktivitetit ekonomik me zgjatjen e konfliktit në Ukrainë, kanë diktuar shtrëngimin e standardeve të kreditimit nga bankat për bizneset, si dhe shtrenjtimin e kostos së kredisë në segmente të caktuara”, theksohet në vrojtimin e Bankës Qendrore.

Megjithatë, kreditimi ka vijuar me ritme pozitive. Në tremujorin e dytë të këtij viti, huaja për biznesin është rritur me një normë vjetore prej 12 për qind dhe duke ndjekur trajektoren pozitive të nisur një vit më parë me rikthimin e normalitetit ekonomik pas pandemisë. Dinamika tremujore tregon se ky portofol është rritur me rreth 11 miliardë lekë.

Zgjerimi i kredisë është vërejtur në segmentin e biznesit të mesëm dhe të atij të madh, ndërkohë që ka rënë financimi për bizneset e vogla dhe është ngadalësuar për ato mikro. Të dy këto segmente janë edhe kategoritë më të ekspozuara ndaj pasigurisë dhe rrezikut të shtuar në kushtet e realitetit të ri makroekonomik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë