Dëmtimi në kofshë, Angel Di Maria, jashtë fushës së blertë për 10 ditë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 13:38
di maria infortunio screen 1151x720

Dëmtimi në kofshë, Angel Di Maria, jashtë fushës së blertë për 10 ditë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 13:38

Angel Di Maria do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 10 ditë. Dëmtimi që argjentinasi mori në ndeshjen debutese kundër Sassuolos tronditi tifozët bardhezi.

Megjithatë pas testeve instrumentale u zbulua se ishte një  dëmtim I shkallës së lehtë në muskulin e kofshës së majtë.

Për të kuptuar më mirë situatën, klubi Italian ka theksuar se do të bëhet një rivlerësim mbas 10 ditësh. Me shumë gjasa ai do te rikthehet në ndeshjen me Romen, në fillim të shtatorit, ndërsa mbetet një mungesë e sigurt me Sampdorian këtë të hënë. Argjentinasi debutoi me fanellën bardhezi kundër Sassuolos, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asist.