E riatdhesuar nga Siria, bashkëshortja e Lavdërim Muhaxherit po bashkëpunon me drejtësinë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 13:08

E riatdhesuar nga Siria, bashkëshortja e Lavdërim Muhaxherit po bashkëpunon me drejtësinë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 13:08

Floresha Rasha, gruaja e riatdhesuar nga kampi “Al Hawl” në Siri, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Gjatë muajit korrik Rasha është pyetur disa herë nga agjentët e anti terrorit, ku ka dhënë detaje në lidhje me udhëtimin e saj drejt Sirisë përmes aeroportit të Prishtinës, humbjen e bashkëshortit të rreshtuar krah ISIS, si edhe martesën me Lavdërim Muhaxherin.

Burime pranë SPAK, që ka hapur një hetim, bënë me dije se Rasha ka dhënë edhe detaje të tjera të rëndësishme për hetimit, si emra të shqiptarëve të vrara në Siri, si edhe emrat e fëmijëve të lindur në Siri.