Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Festa e Librit, qyteti i Durrësit bën bashkë personalitete të fushës së letrave

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 21:15 | Kulturë
Festa e Librit, qyteti i Durrësit bën bashkë personalitete

Në datat 17 deri më 21 gusht, qyteti i Durrësit do të kthehet në një arenë të madhe feste. Është festa e librit!

Në shëtitoren Taulantia, çdo mbrëmje nga ora 19:00 nisin evente dhe takimet letrare që do të bëjë bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, studiues, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera të fushës së letrave që kanë një qëllim të vetëm:  të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit bregdetar dhe të nxisin dashurinë për librin e leximin, veçanërisht te të rinjtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë