Koronavirusi në Shqipëri, një i vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17/8/2022, ora 18:03
Koronavirusi ne shqiperi 1024x576 1

Koronavirusi në Shqipëri, një i vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17/8/2022, ora 18:03

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1368 testime nga të cilat 445 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 93 vjeçe.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1368 testime, 445 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 401 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1368 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki:
120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar.
Janë 3,533 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 93 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 401
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1368

Testime totale 1,945,846
Raste pozitive 323,050
Raste të shëruara 315,943
Raste Aktive 3,533
Humbje jete 3,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,437
Fier 487
Vlorë 311
Durrës 300
Korçë 193
Elbasan 166
Shkodër 154
Lezhë 149
Gjirokastër 141
Berat 112
Dibër 62
Kukës 21