Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manaj më në fund protagonist, por a është ai autori i golit?

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 08:44 | Futboll
Manaj më në fund protagonist, por a është ai autori i golit?

Pas një fillimi disi të vështirë me realitetin e futbollit britanik, duket se Rey Manaj po ambientohet mirë, dhe provën e dhe në ndeshjen e djeshme të Championship mes ekipit të tij Watford dhe Birmingamit. Një ndeshje e fortë mes rivalësh historikë, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Pikërisht në golin e barazimit të Watford, sulmuesi kuqezi ishte protagonist, edhe pse nuk dihet ende a është protagonisti kryesor.

https://twitter.com/Colanalytics/status/1559640494799347712?t=gz0PVPx7H9Aqw9U25gL7wg&s=08
Aksioni i golit

Faktikisht, aksioni i goli sheh shokun e tij të ekipit, Sema, që godet fuqishëm drejt portës, me Manajn që tenton ta devijojë topin, i cili përfundon në rrjetë.

https://www.instagram.com/p/ChVa0zrsm4h/
Postimi i Manajt

Të dy lojtarët gëzojnë, të bindur se janë autorët e golit. Zyrtarisht goli i është dhënë Sema, por në profilin e tij zyrtar Manaj e kërkon autorësinë golit, madje shkruan se është krenar që ka shënuar golin e parë me ekipin e tij të ri.    

A2 CNN Livestream

Dita jonë