Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbi 10 mijë të mitur shqiptarë kanë kërkuar strehim në Itali në 7 vite për t’i shpëtuar kurthit të varfërisë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 15:48 | Sociale

Pjesa më e madhe e tyre janë 15, 16 apo 17 vjeç, kryesisht nxënës në gjimnaze. Duhet të jenë në “tokën e premtuar” para se siç atje cilësohen, të jenë “maxhorenë”. Janë më shumë se 10 mijë fëmijë shqiptarë që nën motivacionin, “nuk kemi familje dhe të afërm se ku mund të mbështetemi” kanë kërkuar një strehë, ushqim dhe përkujdesje në Itali në 7 vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Imigrimin dhe Politikat e Integrimit në Itali, kjo ecuri ka vijuar edhe në gjysmën e parë të këtij viti, gjatë së cilit janë regjistruar 372 kërkesa për marrje në përkujdesje nga të mitur shqiptarë.

E teksa mund të gjenden të dhëna mbi numrin e fëmijëve shqiptarë që braktisin vendin për Italinë, pak dihet mbi ecurinë e tyre pasi arrijnë moshën e pjekurisë. Në të gjitha rrethanat, e humbura e madhe është Shqipëria.

Sipas të dhënave nga zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar, fëmijët shqiptarë renditen të tretët pas atyre nga Ukraina dhe Egjipti për numrin më të lartë të kërkesave për përkujdesje në Itali.

A2 CNN Livestream

Dita jonë