“Mbushet” arka e shtetit, gati 327 miliardë lekë më shumë në buxhet për 7 mujorin

Publikuar më: 17/8/2022, ora 11:07

“Mbushet” arka e shtetit, gati 327 miliardë lekë më shumë në buxhet për 7 mujorin

Publikuar më: 17/8/2022, ora 11:07

Rritja e çmimeve po vijon të zbrazë xhepat e qytetarëve e po mbush arkën e shtetit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në harkun e muajve janar-maj, të ardhurat arritën në gati 327 miliard lekë.

Shpenzimet nga ana tjetër pësuan një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga të dhënat rezulton se nga Buxheti i Shtetit dolën më pas se 311 miliardë lekë, kryesisht për investime të planifikuara më herët.

Të ardhurat në masë të kënaqshme dhe shpenzimet me kursim bënë që bilanci i ekonomisë së vendit në harkun e muajve janar-korrik të mbyllej pozitivisht, me gati 16 miliardë lekë.

Për qeverinë, kjo periudhë po rezulton e mbarë, pasi po mbledh para si kurrë më parë. Nga ana tjetër, qytetarët janë të humburit e mëdhenj nga dallga e rritjes së çmimeve, të cilët po paguajnë më shtrenjtë për ato që konsumojnë.

Ministria e Financave ka njoftuar ndërkohë që nëse rritje e çmimeve vijon, një pjesë e të ardhurave shtesë do të shkojë për qytetarët në formë të ngjashme me paketën e rezistencës, e cila pritet të zbatohet nisur nga muaji i ardhshëm.