Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Afera me Greqinë do ta marrë Ramën në fund të detit

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 12:42 | Politikë
Meta: Afera me Greqinë do ta marrë Ramën në fund të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se ka shumë fakte dhe prova për dëmet e jashtëzakonshme që, sipas tij, Edi Rama i ka shkaktuar interesave të Shqipërisë, sa i përket çështjes së detit me Greqinë.

“Çështja e detit është aferë shumë e rëndë. Të mos biem në lojën e Edi Ramës duke nxitur retorika antigreke, sepse Greqia ka interes të gjejë një zgjidhje dhe të përfitojë. Nuk e kemi problemin nga Greqia, por nga Edi Rama. Dhe këtu llogaridhënia për të është e pashmangshme, nuk devijon dot. Kjo aferë do ta marrë në fund të detit. Është dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave tona sovrane”, tha Meta në një konferencë për mediat.

“Të mos nxisim retorika kundër Greqisë, sepse një nga qëllimet e Edi Ramës është nxitja e konflikteve për të mbuluar korrupsionin. Jam për të evituar edhe retorikat kundër Serbisë. Nuk na e ka faj neve Vuçiçi që ky bëhet ogiç i Vuçiçit, për interesat e atij. Nuk duhet të biem në lojërat e tij. Qëllimi i tij ky është, të shpikë konflikte e rrëmuja. Madje ka edhe të dhëna që në bashkëpunim me grupe kriminale, kur ka çështje korrupsioni ku është përfshirë qeveria e tij, ai nxit grupet kriminale në mënyrë që në plan të parë të dalë kronika e zezë”, shtoi Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë