“Po i blejmë uniformat te Rruga e Barrikadave”. Sindikata e Policisë së burgjeve, protestë për rritje page para BE-së

Publikuar më: 17/8/2022, ora 14:12
SINK MACAJ BURGJET frame 708 1280x720

“Po i blejmë uniformat te Rruga e Barrikadave”. Sindikata e Policisë së burgjeve, protestë për rritje page para BE-së

Publikuar më: 17/8/2022, ora 14:12

Përfaqësues të Sindikatës së Shërbimeve Policore mbajtën një protestë para zyrave te delegacionit te BE në kryeqytet për të kërkuar përmirësim të kushteve të trajtimit të Policisë së Burgjeve.

“Rritja e pagës, të paktën me 20%. Për një muaj, punonjësi i policisë 15 shërbime 12-orëshe dhe ka përfituar 46 mijë lekë pagë. Rikthimi i pagesës për ditët e shtuna dhe të diela. Sot, punonjësit e policisë i blejnë uniformat te Rruga e Barrikadave. Po ikin punonjësit e policisë, po lënë detyrën, për shkak të kushteve të vështira, të diskriminimit, dhe talljes me ta për uniforma dhe paga”, tha kreu i sindikatës, Valentin Mjacaj.

Në rast të injorimit të kërkesave për rritje page, pajisje me uniforma, trajtim ushqimor dhe transporti, Mjacaj tha se protesta do të përshkallëzohet deri në mosparaqitjen e efektivëve për marrjen e shërbimit në 10 burgje në vend. “Faza e dytë do të jetë mosdhënia e shërbimit nëpër institucione. Do të jenë vetë institucionet që nuk do të marrin shërbim në turnet e dyta”.