Video e re, “devijimi vendimtar”, Watford konfirmon golin e Rey Manaj

Publikuar më: 17/8/2022, ora 14:51
manaj

Video e re, “devijimi vendimtar”, Watford konfirmon golin e Rey Manaj

Publikuar më: 17/8/2022, ora 14:51

“Devijimi vendimtar… Goli i parë i Rey Manaj për Watford”. Ky është konfirmimi i faqes zyrtare të klubit anglez, në të cilin aktivizohet sulmuesi 25-vjeçar.

Watford publikoi edhe një video të re, nga një kënd që shuan çdo dyshim për autorësinë e golit. Prekja e cila e dërgoi topin në rrjetë, erdhi pikërisht nga Rey Manaj.

Kuqeziu shënoi në portën e Birmingham, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij, që mbetet e pamposhtur në katër javët e para të kampionatit dhe mbetet pretendente për t’u kthyer në Premier League.