Vrasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit

Publikuar më: 17/8/2022, ora 22:01

Vrasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit

Publikuar më: 17/8/2022, ora 22:01

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një vrasje me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se viktima është Madrit Ulqinaku, rreth 25 vjeç. Ai sapo kishte dalë nga një lokal dhe po futej në makinë, ndërsa është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Në një deklaratë të lëshuar nga policia e Elbasanit theksoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia njofton se ka identifikuar autorin, i cili sipas uniformave blu të këtij qyteti është shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç dhe po punohet për arrestimin e tij.