Vritet me thikë një person në Sarandë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 19:32
Policia sarande 1024x579

Vritet me thikë një person në Sarandë

Publikuar më: 17/8/2022, ora 19:32

Një person është vrarë me thikë pasditen e së mërkurës në qytetin e Sarandës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me thikë një shtetas ende i paidentifikuar.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.