Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vuçiç refuzon bazën ruse, Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të shmangin dhunën

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 16:23 | Kosova
Vuçiç refuzon bazën ruse, Stoltenberg: Kosova dhe Serbia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të frenohen nga aktet që përshkallëzojnë tensionet dhe të angazhohen në dialog.

“Duhet të lini pas të shkuarën dhe të negocioni, negocioni dhe negocioni”, ishte porosia e tij e qartë për palët, në një konferencë për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Misioni ynë paqeruajtës KFOR mbetet i fokusuar në mandatin e tij. Nëse rrezikohet stabiliteti, KFOR-i do të marrë masa”, nënvizoi kreu i organizatës së fuqishme ushtarake.

Nga ana tjetër, Vuçiç pranoi qëndrimet e kundërta me Stoltenberg lidhur me zhvillimet e fundit në rajon.

“Ne respektojmë rolin e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë. Për Serbinë, paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare, nesër do të kemi bisedime të vështira”, theksoi Vuçiç.

Ata diskutuan edhe për luftën në Ukrainë, me NATO-n që kërkon nga Serbia t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, por pa marrë një përgjigje nga Vuçiç.

Megjithatë, presidenti konfirmoi se në Serbi nuk do të ndërtohet dhe nuk do të ketë asnjë bazë të huaj ushtarake përfshirë Rusinë.

Ndërkohë, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, me të cilin do të diskutojë tensionet e fundit me Serbinë dhe çështje të tjera të sigurisë. 

https://a2news.com/2022/08/17/kurti-dhe-vucic-me-retorike-artificiale-haradinaj-duan-te-rrisin-cmimin-per-paktin-e-shmangies-se-sulmit/
https://a2news.com/2022/08/16/rakic-ne-beograd-quint-na-kerkoi-te-njohim-pavaresine-e-kosoves/
https://a2news.com/2022/08/17/ambasadori-i-shba-ne-serbi-tensionet-kosove-serbi-mund-te-destabilizojne-ballkanin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë