Denoncimi i PD: Rritet taksa e pastrimit në Durrës për interes të inceneratorëve

Publikuar më: 18/8/2022, ora 15:47
WhatsApp Image 2022 08 18 at 2.38.43 PM 1080x720

Denoncimi i PD: Rritet taksa e pastrimit në Durrës për interes të inceneratorëve

Publikuar më: 18/8/2022, ora 15:47

Partia Demokratike denoncoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Durrësit për të trefishuar taksën e pastrimit. Në një deklaratë për mediat, deputeti Belind Këlliçi u shpreh se trefishimi i taksës së pastrimit bëhet për të shtuar të ardhurat e personave në kërkim për aferën e inceneratorëve duke i bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion që të veprojë.

“Në 2020-n kjo bashki u merrte qytetarëve dhe bizneseve 112 milionë lekë të reja prej taksës së pastrimit. Mirëpo duke filluar nga viti që vjen, Bashkia Durrës, e drejtuar formalisht nga Emirjana Sako dhe faktikisht nga Vangjush Dako, do t’u marrë qytetarëve trefishin!”, tha Këlliçi.

“Rrumbullak 315 milionë lekë të reja! Këshillit Bashkiak të Durrësit iu duk ide e shkëlqyer që qytetarët do të paguajnë 3 herë më shumë, prandaj e miratoi direkt këtë propozim. Por prapë nuk gjejnë të ngopur. Në 2024-n, në 2025-n parashikohet të shkojë në 320 milionë euro. Kjo dihet ç’pasoja sjell. Këto para do u merren qytetarëve për t’i trefishuar fitimet Klodian Zotos. Mirë halleve që shtoi pandemia dhe tërmeti, por tani qytetarët e Bashkisë Durrës kanë mbi kurriz edhe Klodian Zoton e inceneratorëve”.