KFOR shton praninë në veri: Në gatishmëri për të reaguar ndaj sfidave të sigurisë

Publikuar më: 18/8/2022, ora 15:36
KFORI NE VERI frame 0 1280x720

KFOR shton praninë në veri: Në gatishmëri për të reaguar ndaj sfidave të sigurisë

Publikuar më: 18/8/2022, ora 15:36

Trupat paqeruajtëse të NATO-s, kanë shtuar praninë në veri të Kosovës, në mënyrë që të jenë në gjendje të reagojnë ndaj sfidave të sigurisë atje. Këtë e tha një zëdhënës I aleancës ushtarake për agjencinë e lajmeve Reuters.

Trupat e KFOR-it u panë në rrugët pranë kufirit të Jarinjës me Serbinë fqinje dhe pranë Mitrovicës së Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha pas takimit të zhvilluar të mërkurën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç se aleanca ishte e gatshme të rriste praninë e KFOR-it, që aktualisht përbëhet nga 3700 trupa paqeruajtëse, nëse do të kishte përshkallëzim të tensioneve me Serbinë.