Koronavirusi në Kinë, testohen dhe… peshqit

Publikuar më: 18/8/2022, ora 18:45
126363770 screenshot2022 08 18125240

Koronavirusi në Kinë, testohen dhe… peshqit

Publikuar më: 18/8/2022, ora 18:45

Më shumë se 5 milionë banorë në qytetin bregdetar kinez të Xiamen janë urdhëruar këtë javë t’i nënshtrohen testimit për Covid-19, pasi 40 persona rezultuan të infektuar me virusin vdekjeprurës, që ka marrë miliona jetë në mbarë botën.

Por ata nuk janë të vetmit që janë urdhëruar të testohen. Në një njoftim zyrtar shkruhet se disa forma të kafshëve detare gjithashtu duhet të testohen për koronavirus.

Në javët e fundit, Komiteti i Kontrollit të Pandemisë të Xiamen lëshoi ​​një njoftim ku thuhej se kur peshkatarët të kthehen në portet duhet të testohen kundër koronavirusit, së bashku me produktet që ata kanë kapur në det.

Pamjet janë shfaqur në mediat sociale, duke përfshirë Douyin,  versioni i Kinës për TikTok që tregojnë punonjësit mjekësorë që testojnë peshqit e gjallë dhe gaforreve me test PCR për Covid-19.