Kurti-Vucic takohen sot në Bruksel, bisedime ”përgatitore’’ me Lajçak dhe Escobar

Publikuar më: 18/8/2022, ora 09:04
KURTI VUCIC TAKIMI 18 frame 1046 1 1280x720

Kurti-Vucic takohen sot në Bruksel, bisedime ”përgatitore’’ me Lajçak dhe Escobar

Publikuar më: 18/8/2022, ora 09:04

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksander Vucic, përballen sot në Bruksel, në takimin e tretë mes tyre të zhvilluar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Takimi i së enjtes u kërkua nga kryediplomati i BE-së Josep Borrel pas rritjes së tensioneve në veri, më 31 korrik.

Në prag të bisedimeve të sotme, liderët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan, atë e quajtën takim përgatitor me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti tha për mediat se në takim me Lajçak dhe Escobar është diskutuar për “elemente të kornizës për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, si dhe për çështjet aktuale”.

I pyetur nëse ka mundësi që Kosova të shtyjë sërish zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, kryeministri Kurti, tha se po diskutohet për zgjidhje, jo për shtyrje”. Por ai theksoi se ka gjasë që më 1 shtator të mos lëshojnë dokumente në kufi, sepse edhe Serbia do të heqë dorë nga një veprim i tillë në vendkalimet kufitare me Kosovën.

Pas takimeve me dy zyrtarët, Vucic tha se ka rikonfirmuar “vendosmërinë e Serbisë për të bërë gjithçka që të ruajë paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin, si dhe të arrijë zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”.