Marrëveshje historike për LeBron James, vijon te Lakers për 97 milionë dollarë

Publikuar më: 18/8/2022, ora 13:07
Marreveshje historike per LeBron James vijon te Lakers per 97 milione dollare 1280x720

Marrëveshje historike për LeBron James, vijon te Lakers për 97 milionë dollarë

Publikuar më: 18/8/2022, ora 13:07

LeBron James ka arritur marrëveshje me ekipin e Los Angelos Lakers, për shumën e 97,1 milionë dollarëve, siç raport ESPN. Kontrata përfshin edhe opsionin e rinovimit për një tjetër vit, për sezonin 2024-2025, njofton agjenti I basketbollistit, Rich Paul.

James, i cili ka hyrë në sezonin final për shumën 44,5 milionë dollarë sipas kontratës aktuale, mbush 38 vjeç këtë dhjetor. Kjo është hera e 4 që kampioni i NBA firmos kontratë me Lakers dhe zyrtarisht LeBron James hyn në histori si lojtari I NBA që paguhet më shumë, me 532 milionë dollarë të siguruara në karrierë, duke kaluar lojtarin e Brooklyn Nets, Kevin Durant.

Në shkurt të këtij viti, Mbreti James shoi spekulimet se ai po shqyrtonte mundësinë për tu shkëputur nga Lakers, kur tha se synonte të qëndronte me ekipin për sa kohë do të jetë në gjendje të luajë. Los Angelos munguan në plejofin e vitit 2022, pavarësisht mesatares me mbi 30 pikë të LeBron James, 8 kërcimeve dhe 6 asisteve për ndeshje. Sezoni i yllit të NBA u ndikua nga lëndimet, me basketbollistin që luajti vetëm 56 ndeshje.