Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve Kurti-Vuçiç, Borrell: Liderët të jenë fleksibël

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 13:34 | Kosova
Mbyllet raundi i parë i bisedimeve Kurti-Vuçiç, Borrell:

Në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin kurti dhe presidentit te Serbisë Aleksander Vuçiç, i mbajtur në mesin e tensioneve për masat e reciprocitetit në kufi. Sipas raportimeve, liderët po zhvillojnë sërish takime të ndara me shefin e politikës së jashtme të BE, Josef Borrel dhe përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Miroslav Lajcak, para një tjetër përballje të mundshme mes tyre gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka mbërritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një postim në Tuiter pak para nisjes së takimit ditën e sotme, Borrell theksoi nevojën për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.  “Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, deklaroi Borrell.

Ndërkaq, pas bisedimeve me Borrel, Vuçiç tha se ka shpresë për gjetjen e një zgjidhje por se është skeptik. Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian më herët është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani