Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mediat turke: Moska le të hapur mundësinë për një takim Putin-Zelensky

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 16:42 | Bota
Mediat turke: Moska le të hapur mundësinë për një takim

Rusia ka lënë të hapur mundësinë për një takim të mundshëm mes presidentëve Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, duke zbutur në këtë mënyrë qëndrimin ndaj Kievit.

Lajmi u dha nga CNN në Turqi, e cila citon disa burim ruse.

Sipas burimeve, Putin ka lënë të nënkuptohet se mund të takohet me Zelenskyn, në bisedën e fundit që zhvilloi me Erdogan më 5 gusht në Soci.

Tashmë pala ruse konfirmon: “Në radhë të parë liderët mund të diskutojnë për të përcaktuar një plan veprimi për t’i dhënë fund luftës. Më pas, delegacionet mund të nisin të punojnë për të vënë në zbatim këtë plan veprimi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani