Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Milionat e NBA, ylli i Golden State më i paguari i seoznit të ri

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 15:53 | Sporte të tjera

Edhe pse LeBron James është basketbollisti që ka përfituar më tepër në histori nga kontratat e firmosura, më i paguari për sezonin 2022-2023 në NBA do të jetë Stephen Curry. Falë rinovimit në vitin 2021, ylli i Golden State Warriors do të përfitojë thuajse 48,1 milionë dollarë në këtë sezon.

Kjo nuk është vetëm paga më e lartë sezonale në basketbollin amerikan, por edhe më e larta në historinë e NBA. Kërri është gjithashtu sportisti i vetëm që ka firmosur dy rinovime kontrate me vlerë mbi 200 milionë dollarë.

Ai ndiqet nga dyshja e Lakers, Russell Westbrook dhe LeBron James, teksa Bill dhe Kevin Durant pozicionohen disi më poshtë. Top 10 e basketbollistëve më të paguar në këtë sezon mbyllet nga Xhon Woll i Clippers, me pagë afro 40,9 milionë dollarë në sezon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë