Muxhahedinët protestojnë në panairin e librit të Durrësit, disa shoqërohen në polici  

Publikuar më: 18/8/2022, ora 14:28

Muxhahedinët protestojnë në panairin e librit të Durrësit, disa shoqërohen në polici  

Publikuar më: 18/8/2022, ora 14:28

Një ngjarje e pazakontë, por për të cilën ndoshta do të duhet të ambientohemi, ndodhi dje pak para prezantimit zyrtar të panairit veror të librit që zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Një grup muxhahedinësh, të paktën disa dhjetëra, kanë protestuar të mirë organizuar përpara stendës së librit të paraqitur nga Irani.

Muxhahedinët, opozitarë iranianë që prej dekadash luftojnë kundër regjimit të Teheranit dhe që kanë një vendstrehim të rëndësishëm në Manzë të Durrësit, ishin të pajisur me pankarta ku kërkonin mbylljen e stendave iraniane.

Forcat e shumta të policisë shmangën përplasen e tyre me përgjegjësit iranianë të stendës së librit, ndërkohë që disa muxhahedinë u shoqëruan nga policia, jo pa momente tensioni.