“Salman sulmoi islamin”, agresori lexoi vetëm dy faqe të “Vargjeve Satanike”

Publikuar më: 18/8/2022, ora 16:20
MB AGRESORI RUSHDIE frame 1198 1280x720

“Salman sulmoi islamin”, agresori lexoi vetëm dy faqe të “Vargjeve Satanike”

Publikuar më: 18/8/2022, ora 16:20

Personi që akuzohet për sulmin me thikë ndaj Sir Salman Rushdie ka pohuar se ka lexuar vetëm dy faqe të novelës kontroverse “Vargjet Satanike”.

24-vjeçari Hadi Matar, nuk ka pranuar fajin për sulmin në një event në Nju Jork javën e kaluar. Në një intervistë nga burgu për Nju Jork Post, agresori tha se Sir Salman ishte “një person që ka sulmuar Islamin”. Por Matar nuk konfirmoi që veprimet e tij ishin nxitur nga një shkresë e publikuar nga Irani në vitin 1980.

Sir Salman publikoi novelën e tij të famshme dhe kontroverse “Vargjet Satanike” në vitin 1988, duke shkaktuar zemërim mes disa myslimanëve, të cilët e konsideruan veprën dhe përmbajtjen një blasfemi. Në reagim, lideri Iranian Ajatollat Ruhollah Kamenei publikoi një fjalim duke bërë thirrje për vrasjen e shkrimtarit në vitin 1989. Agresori i tha media amerikane se respektonte ish liderin Iranian, ndërsa ishte surprizuar të mësonte se Salman Rushdie i mbijetoi sulmit. Ndërkohë, mamaja e Hadi Matar ka mohuar djalin e saj dhe kritikoi ashpër veprimet e tij.