Shtohen tensionet, Rusia vendos raketa hipersonike në Kaliningrad

Publikuar më: 18/8/2022, ora 16:31
raketa iskander 1280x720

Shtohen tensionet, Rusia vendos raketa hipersonike në Kaliningrad

Publikuar më: 18/8/2022, ora 16:31

Rusia njofton se ka vendosur avionë të pajisur me raketa hipersonike të teknologjisë më të fundit në Kaliningrad, enklava midis Polonisë dhe Lituanisë në qendër të tensioneve me BE-në, në sfondin e luftës në Ukrainë.

“Si pjesë e zbatimit të masave shtesë të parandalimit strategjik, tre MiG-31 me raketa hipersonike Kinjal janë ridislokuar në aeroportin Chkalovsk në rajonin e Kaliningradit”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

“Të tre avionët do të formojnë një njësi luftarake, e cila do të jetë operative 24 orë në ditë”, shtoi ministria.