Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Takimi i sotëm nuk ishte normal”, Borrell: Kurti-Vuçiç dolën pa marrëveshje, por s’dorëzohemi

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 19:10 | Kosova
“Takimi i sotëm nuk ishte normal”, Borrell:

“Takimi i sotëm nuk ishte normal dhe i rregullt”. Kështu iu referua përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, duke konfirmuar ballafaqimin e vështirë.

Zyrtari konfirmoi se biseda kryesore ishte për tensionet në veri të Kosovës lidhur me reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet, temë për të cilën nuk u arrit një marrëveshje mes palëve.

“Nuk ka marrëveshje në ditën e sotme, por nuk do të ndalemi, nuk do të dorëzohemi sepse deri më 1 shtator ka ende kohë”.

Megjithatë diçka pozitive u arrit në këtë takim maratonë, të zhvilluar me dy raunde.

“Liderët patën mundësinë që të flasin në detaje për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve. Ata e kanë kuptuar se nuk ka alternativë përveç dialogut. Kanë dallime të mëdha, por ata u pajtuan që t’i vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta për të përshpejtuar procesin e normalizimit”, shtoi Borrell.

Në kryeqendrën europiane u mbajtën si asnjëherë tjetër dy raunde të bisedimeve të nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiç, përveç atyre bilaterale me zyrtarët e unionit.

Ndërmjetësues ishin Borrell dhe i emëruari posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ajo që tërhoqi vëmendjen në tryezë ishte prania e madhe e pijeve dhe ushqimit, por edhe një gafë e shërbimit mediatik të unionit, që e prezantoi Kurtin si lider të opozitës dhe jo si kryeministër.

Në takimin e dytë, i pari që u largua nga ndërtesa e BE-së ishte Vuçiç, pa thënë asnjë fjalë. Të njëjtin skenar e përsëriti edhe kryeministri i Kosovës që nuk dha deklaratë për mediat lidhur me takimet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani