Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Vdekja e bukur”... Putin vendos modelet me minifund mbi tanket e luftës që ka nxjerrë në shitje

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 15:30 | Bota

Ndërsa vijon luftën në Ukrainë, ushtria ruse ka vendosur të organizojë këto ditë një panair me armatime moderne, të cilat sipas Putin e vendosin atë dekada përpara ushtrive perëndimore.

Në panair janë ekspozuar automatikë të teknologjisë së fundit, raketa, murtaja, tanke, kamionë, qen robotë, avionë e helikopterë që përdoren nga ushtria ruse. Putin kërkon të joshë me këto armë shtete të ndryshme., si India, Egjipti e Kina, të cilat blejnë bashkë 1/3-tën e armëve që Rusia shet, duke arkëtuar në total rreth 13 miliardë euro në vit. Për t’i bërë edhe më tërheqës tanket, ata prezantoheshin nga modele të veshura me minifunde.

Vetë Putin e vizitoi panairin të hënën, ku u premtoi aleatëve të tij armët më moderne që Rusia kishte. Përveç shteteve që tashmë blejnë tradicionalisht armë, zyrtarët rusë u takuan të mërkurën edhe me komandantin e forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez, për të diskutuar mbi një bashkëpunim më të madh mes tyre, pavarësisht marrëdhënieve historike me Izraelin.

Rusia gjithashtu kërkon të bëjë aleatë në Amerikën e Jugut, Azi dhe Afrikë, ku gjithashtu sheh potencial për të zgjeruar tregun e shitjes së armëve.

Në ditën e hapjes së panairit, Putin u zotua: “Jemi gati t’u ofrojmë aleatëve tanë armët më moderne, nga ato të vogla te mjetet e rënda dhe artileri, si dhe avionë e dronë. Thuajse të gjitha këto armë janë përdorur të paktën një herë në operacione të vërteta luftarake. Shumë prej tyre janë vite, në mos dekada, para armatimeve të shteteve të huaja”.

Edhe pse Perëndimi i ka cilësuar si të dobëta makineritë dhe armët ruse që po përdoren në Ukrainë, shitja nuk ka ecur keq këtë vit. Në korrik Egjipti raportohet të ketë blerë 500 tanke rusë T-9, ndërsa India raportohet të ketë blerë 450 të tillë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani