Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Viktimat e atentatit në Vlorë, të përfshirë në një vrasje të ndodhur për një kalë në vitin 2019

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 11:43 | Kronikë

Dy viktimat e atentatit të kësaj të enjteje në Vlorë, të identifikuar si Shpati Lena rreth 37 vjeç, dhe Hakim Xhezo 34 vjeç, kanë qenë të përfshirë në një vrasje të ndodhur në gusht të vitit 2019 në Plazhin e Vjetër Vlorë.

Vëllai i Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, është aktualisht në burg pasi akuzohet si autor i vrasjes së Arben Beqirajt. Në të njëjtën ngjarje kanë mbetur të plagosur djali i viktimës dhe një i afërm i tij.

Konflikti i atëhershëm ka nisur pasi një kalë ka kaluar gjatë ditës mes plazhistëve në zonën që administrohej nga Arben dhe Ergest Beqiraj. Babë e birë kanë dhunuar personin që ishte mbi kalë dhe ai më pas është larguar.

Një orë me vonë ka mbërritur në zonë një makinë me katër persona. Dy prej të cilëve janë afruar për të diskutuar dhe dy të tjerë në distancë pasi ka nisur konflikti verbal kanë shtënë në drejtim të Arben Beqirajt, të birit Ergest Beqiraj dhe kushëririt të tyre Nesim Hodaj.

Pas disa orësh Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital. Viktima nuk rezultonte me precedentë të mëhershëm penalë, ndërsa i biri, Ergest Beqiraj, ka qenë i përfshirë në plagosje me armë të ftohta në 2018-ën dhe ka qenë i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimaj.

https://youtu.be/xxqquj5V2A4

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu