Vrasja në Elbasan, 18-vjeçari goditi një herë të vetme në kokë, të dy pa precedentë

Publikuar më: 18/8/2022, ora 09:50

Vrasja në Elbasan, 18-vjeçari goditi një herë të vetme në kokë, të dy pa precedentë

Publikuar më: 18/8/2022, ora 09:50

Qyteti i Elbasanit u trondit ditën e djeshme nga një tjetër vrasje, ku 33-vjeçari Madrid Ulqinaku është goditur pas koke me një plumb nga 18-vjeçari Klodian Shaholli.

Ndërkohë, A2 Cnn në terren mëson detaje e para të krimit. Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit, pranë stadiumit dhe lokaleve të ndryshme, që ishin ende të populluara.  

Sipas organeve të policisë, dy të rinjtë nuk njiheshin paraprakisht, dhe përplasja mund të ketë nisur për motive banale.

Ulqinaku, babai i dy fëmijëve, ishte pa precedent penal ashtu si edhe vetë autori, dhe po vinte nga zona e stadiumit në drejtim të një mjeti që rezulton i marrë me qira nga ai.

Në atë moment, autori i krimit, 18-vjeçari Shaholli, i shpallur në kërkim, e ka qëlluar atë në kokë me pistoletë, sapo Ulqinaku ka hapur derën e mjetit.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga një tjetër 18-vjeçar, i dyshuar si i përfshirë në konfliktin e çastit. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.