Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zbardhet vrasja në Elbasan, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 11:55 | Kronikë

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se është autori i vrasjes së Madrid Ulqinakut, një natë më parë në zonën pranë stadiumit. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar, me inicialet H.P., i cili akuzohet se ka shkrepur armën në drejtim të Ulqinakut.

Policia gjithashtu ka arrestuar një tjetër 18-vjeçar, me iniciale H.D., të cilit kontrollit fizik, iu gjetën një thikë dhe një dorezë metalike.

“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç,  E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi  H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje”.

I arrestuari E.D., banues në Elbasan, akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia.

https://a2news.com/2022/08/18/vrasja-ne-elbasan-18-vjecari-goditi-nje-here-te-vetme-ne-koke-te-dy-pa-precedente/

A2 CNN Livestream

Dita jonë