Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Berisha: Rama dhe Vuçiç punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Stoltenberg u dha një mesazh të qartë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 12:46 | Politikë
Berisha: Rama dhe Vuçiç punojnë për projektin e Putinit

Sali Berisha akuzoi edhe një herë Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se po punojnë për Vladimir Putin.

“E kam quajtur dhe e konsideroj të një rëndësie shumë të madhe, takimin që u zhvillua në selinë e NATO-s, midis Sekretarit të Përgjithshëm, Presidentit të Serbisë, Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, Stoltenberg, përsëriti vendosmërinë e NATO-së për të garantuar stabilitetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës është për rajonin dhe më gjerë dhe këtu morën një mesazh të fortë dhe të qartë, të gjithë ata që punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Aleksandër Vuçiç por dhe sivëllai i tij Edi Rama”, tha Berisha.

“Po kështu, Sekretari i Përgjithshëm u kërkoi palëve që kundërshtitë t’i zgjidhin me dialog dhe e mbështesim plotësisht këtë qëndrim të Sekretarit të Përgjithshëm që kontribuon në mënyrë paqësore në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë”.

Berisha komentoi edhe takimin mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, që u cilësia si i pasuksesshëm nga Borrell. “Një takim mund të themi, edhe pse nuk pati rezultatet konkrete për çështjet, ishte pozitiv sepse të dy palët ranë dakord që të mos bëjnë shumë diplomacinë e altoparlantit po të vazhdojnë bisedimet dhe negociatat dhe urojmë që të dominojë arsyeja. Beogradi të heqë dorë nga projekti i Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan. Të gjitha që unë kam lexuar, deklarata të paanashme, flasin se çështja e targave dhe letërnjoftimeve siç e kërkon qeveria e Kosovës është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura midis dy palëve në Bruksel. Sidoqoftë, unë mendoj dhe besoj se dialogu midis palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës të krijuar nga qëndrime absolutisht të pambështetura në marrëveshje të Vuçiç ndaj problemit të targave dhe letërnjoftimevetë serbëve në Kosovë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë