Caktohen kandidaturat dhe data e zgjedhjes së anëtarit të radhës së Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 19/8/2022, ora 10:13
Gjykata kushtetuese 1024x576

Caktohen kandidaturat dhe data e zgjedhjes së anëtarit të radhës së Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 19/8/2022, ora 10:13

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë 15.08.2022, raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Toska

Manjola Xhaxho

Holta Zacaj

Lista me 3 kandidaturat, miratuar nga KED

Për të zgjedhur anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 12.09.2022, ora 10.00.

Gjykata Kushtetuese nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht ajo ka në përbërje 8 anëtarë. Në total, Kushtetuesja duhet të ketë 9 gjyqtarë, 3 të emëruar nga Presidenti i Republikës, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.