Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Droga me postë nga “çunat e Londrës”, test për të provuar suksesin e metodës së trafikimit?

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 10:54 | Kronikë
Droga me postë nga “çunat e Londrës”, test për

Një sasi prej 336 gramë kanabis u trafikua nga Anglia në Shqipëri përmes pakove postare. Mënyra e pazakontë e trafikimit të drogës u godit të enjten nga operacioni policor i koduar “Green mail 2”, “Postajeshile 2”, gjatë së cilit u sekuestrua droga dhe u prangosën dy 18-vjeçarët Mariglen Vata dhe David Shehu, si pritësit e saj në Shqipëri.

Rasti u hetua nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Postën Shqiptare, si edhe autoritetet britanike të drejtësisë. Në hetimin e drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj u përdorën metoda speciale të dorëzimit të kontrolluar, vëzhgimit dhe gjurmimit në terren.

Referuar hetimit pakot e dërguara me postë nga “çunat e Londrës” në Mbretërinë e Bashkuar kanë mbërritur fillimisht në Tiranë. Me tej, nën mbikëqyrjen e policisë ato janë transportuar në destinacionin fundor, filialin e Postës në lagjen nr. 13 në Durrës.

Sipas Prokurorisë, pritësi i lëndës narkotike ishte Mariglen Vata, banor i kryeqytetit. Për t’i tërhequr pakot dhe sjellë ato nga Durrësi në kryeqytet ai ka dërguar bashkëmoshatarin David Shehu. Pasi i ka tërhequr, ai është arrestuar në flagrancë nga policia teksa udhëtonte me një taksi tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës. Prokuroria do të vijojë hetimin për të verifikuar nëse ka pasur episode të tjera të ngjashme dhe të identifikojë personat e përfshirë, apo rasti ishte vetëm një test për të provuar suksesin e një metode të tillë për trafikun e drogës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani