Fasoni ka punë, rriten eksportet, energjia dhe mungesa e punonjësve kërcënojnë ecurinë

Publikuar më: 19/8/2022, ora 15:16

Fasoni ka punë, rriten eksportet, energjia dhe mungesa e punonjësve kërcënojnë ecurinë

Publikuar më: 19/8/2022, ora 15:16

Eksporti i mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të tjera u ngadalësua në korrik, por tkurrja nuk përfshiu të gjithë sektorët. Prodhimi dhe shitja e veshjeve dhe këpucëve madje njohu rritje me mbi 6 për qind duek u listuar në krye të kontribuuesve kryesorë te eksportet.

Në këtë rritje tregojnë përfaqësues të sektorit kanë ndikuar edhe zhvillimet në lindje të Europës. Korriku ishte në fakt muaji më i mirë për eksportet fasone, kjo edhe si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve. Sipas Institutit të Statistikave u shitën veshje dhe këpucë në vlerën e 12.1 miliardë lekë ve duke madje tejkaluar edhe 2019-n, cilësuar si viti më i mirë për sektorin.

Ndërsa parashikimet për gushtin nuk janë shumë optimiste për shkak se ecuria e mirë e përgjithshme kërcënohet nga energjia elektrike dhe fuqia punëtore.

Industria e veshjeve dhe këpucëve, njohur edhe si fason është shtylla e dytë mbi të cilën mbështeten eksportet shqiptare, një sektor që punëson rreth 80 mijë individë.